Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të bëjë gjithçka që ai të mos marrë pushtetin minimal që ka drejtësia.
Berisha theksoi se Rama po përpiqet të asgjësojë përpjekjet që po bën drejtësia.
“Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Tani është ora jonë që të luftojmë deri në krijimin e një qeverie teknike.
Njeriu që nisi qeverinë duke dalë nga ekrani në ekran me hekura në duar, i tregonte hekurat qytetarëve se nuk kishin paguar një faturë dritash apo ujë, tani është i kapur në flagrancë dhe përdor pushtetin e krimit për t’u mbrojtur. Rama është i aftë për grusht shteti. Ai i ka të gjitha opsionet. Është i aftë që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia ta asgjësojë.
Si tha: Nuk do ta kalojë këtë si rastet e tjera, por do bëjmë analizë të thelluar. E them këtë si udhëheqës i reformës në drejtësi. Ne do bëjmë gjithçka nëse përpiqesh të marrësh atë pushtet minimal të drejtësisë.
Nuk ikën ai po nuk u ngritëm ne”, tha Berisha./mxh
