Superliga dhe kategoritë e ulëta të futbollit turk po përballen me një tjetër goditje të rëndë.
Prokuroria e Stambollit ka finalizuar një operacion të ri, që ka çuar në arrestimin e 29 personave, në kuadër të hetimit për trukim ndeshjesh dhe baste sportive.
Mes të arrestuarve janë 14 futbollistë aktivë, të akuzuar për manipulim rezultatesh dhe përfitime nga bastet.
Hetimet janë mbështetur në transaksione financiare të dyshimta në llogaritë e tyre personale. Në mesin e të ndaluarve është edhe Erden Timur, ish-zv.president i Galatasaray.
Deri tani, skandali përfshin rreth 1.500 persona, me masa pezullimi për afro 1.000 lojtarë dhe 150 arbitra./mxh
