Milani mori vendimin sot për t’i shkarkuar të gjithë drejtuesit dhe trajnerin Masimiliano Alegri. Igli Tare po ashtu e pësoi, pasi pronari Xherri Kardinale nuk e kapërdiu faktin që Milani mbeti pa Champions edhe për sezonin e ardhshëm.
Alegri nuk ka kohë për të humbur dhe nuk duket se do të qëndrojë gjatë pa u ulur sërish në stol. Ish-trajneri i Milanit shfaqet si kandidati kryesor për të qenë trajneri i ri i Napolit.
Klubi që shfaqet thuajse gjithmonë si pretendent në Seria A, projekton Alegrin për të ardhmen. Për këtë do të ketë një takim sot mes presidentit De Laurentis, drejtorit sportiv Mana dhe Andrea Kiaveli si CEO./mxh
