E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë për shkak të hapësirave të kufizuara në skuadër.
27-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon, por nuk ka arritur të sigurojë një rol të qëndrueshëm në formacion.
Kjo situatë ka tërhequr interesin e Besiktasit, që e sheh si zëvendësues të mundshëm të Milot Rashicës.
Drejtuesit e klubit turk kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të mësuar më shumë mbi kushtet e transferimit. Zhegrova raportohet se është i hapur për një largim gjatë merkatos së verës.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka regjistruar 46 paraqitje dhe 5 gola me përfaqësuesen e Kosovës.
Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030. Kjo e bën të nevojshëm një proces të gjatë negociatash për çdo klub të interesuar./mxh
