Last Updated on 14/04/2026 by EL
Situata vijon të jetë dramatike në pallatin te “5 Maji” i cili është përshirë nga flakët këtë pasdite të marte. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetetit Skënder Hita, ka mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë që raportohet se në vendngjarje është edhe Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.
Një punë heroike është duke u bërë edhe nga Forcat Zjarrfikëse të Tiranës, pasi efektivët e reparteve po bëjnë gjithçka për të fituar kohë e për të shpëtuar çdo jetë, teksa janë në luftë me flakët./et
