Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot rreth orës 16:00.
Kështu bëri të ditur korrespodenti i Klan Kosovës nga ky qytet, Urall Boshnjaku.
Ai theksoi se këto vota pastaj do të dërgohen në Prishtinë, në QNR, për t’u verifikuar dhe numëruar sërish.
Dyshimet për keqpërdorim të votave në këtë qytet, ngritën shqetësime serioze rreth procesit zgjedhor në Mitrovicë.
Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që në këtë komunë të ketë rivotim./ K.M
