Last Updated on 22/06/2026 by Kesjana
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për 30 ditë nga punimet e parlamentit.
Përjashtimi i tij erdhi pas tensioneve në seancën e 11 qershorit. Shehaj, teksa po zhvillonte interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, iu drejtua ministrit me fjalët “maskara”.
Si pasojë, deputeti u përjashtua nga seanca plenare. /Kb
