Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nuk do të vendosë ultimatum ndaj opozitës, në mënyrë të tillë që deputetët e saj të marrin pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Në një komunikim për shtyp, Balla u shpreh se ky proces është i rëndësishëm, sikundër edhe procesi, që siç theksoi, lidhet me mundësitë e anëtarësimit të vendit në BE.
“Me këtë ritëm reformash, Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029. Secili prej nesh, pavarësisht grupit politik, duhet të kuptoj se kjo legjislaturë është historike sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Kolegët e opozitës i kam dëgjuar të ankohen për seancat e gjata dhe dua t’u them se do të jenë më të shpeshta dhe me mundësinë për të shtuar seancat. Do të jetë një prej viteve parlamentare më të ngarkuara të punës sepse edhe një nen bën pjesë te parakushtet e BE-së. Unë nuk bëj ultimatume, nuk jam ajo natyrë, por kam bërë një kërkesë që grupi opiztar tëreflektojë lkidhur me grupin e posaçëm për Reformën Territoriale. Jemi në kushtet që pas 3 muajsh të ngritjes së një reforme të rëndësishme, deutetët nuk lejohen nga drejtuesit e tyre që të marrin pjesë. Besoj e shpresoj që të marrin edhe detyrat brenda kompozicionit të këtij komisioni që nesër të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues. Gjithpërfshirja dhe dialogu janë parakusht i pjesëmarrjes”,-tha Balla./Kb
