Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Në 1945, kur komunistët nisën ofensivën ndajshtresave të pasura, ndër akuzat më të shpeshta të tyreishin edhe se “keni vënë pasuri në kohë lufte”. Realishtnë kohë lufte, edhe vihet pasuria, pasi ai që ështëtregetar, përfiton nga kaosi dhe anarshia. Por ja që, pas 1945, e pësuan shumica e tyre, duke u marrë edheç’kishin vënë me të padrejtë. Por ç’tu themiopozitarëve tanë, që edhe pse në kohë qetësie, pa pushtet dhe ofiqe, na rezultojnë pasanikër. Na rezultojnë se e kanë rritur pasurinë e tyre, në 5 ose 10 herë më shumë se çfarë e kishin para 13 vitesh. Por psedhe si shpejgohet kjo ? Ndërkohë kanë 13 vite qëbërtasin, akuzojnë, dhe thonë se “me korrupsionqeveritarët janë bërë miliardierë”, nuk e shpjegojnasnjë prej tyre, si u bënë me superpasuri shumica eopozitarëve ? E kemi parë, dëgjuar dhe lexuar, se sirritet në proporcion të zhdrejtë me deklarimet e tyre, pasuria e çdo deputeti të opozitës. Pa përjashtuar jo vetëm nga PD, por edhe nga partitë e tjera të vjetra dhetë reja. Janë me troje, dyqane, biznese, miliona nëbanka, bëjnë mitingje në Shqipëri dhe Europë, dalinjashtë shtetit kur të duan, bëjnë pushime luksi, dasmapërrallore, bëjnë lobime, gostira, blerje të shtrenjta. Por a mund të thotë njëri prej tyre, si dhe ku i gjejnëmilionat ? U ka lënë gjyshi, kunati, apo vjerra ndonjëpasuri të tillë ? Natyrisht nuk e përjashton njeri as pazaret me ndonjë ministër, drejtor drejtorie, apo edhemë lart, por ajo që vlen të theksohet dhe mendohetështë fakti se ata janë milionerë, dhe se pasuria e tyrenuk ka burime të sigurta dhe të sinqerta. Dihet se politikanët në Shqipëri, kanë 35 vjet që luajnë mbipista të qelbura, dhe notojnë në miliona të pista, të cilate kanë burimin nga paratë tona, dhe ato që vijnë ngabota, me marifete të tjera. Tek dëgjoj se si hidhenpërpjetë si karkaleci ata të Partisë Demokratike, duke fyer dhe akuzuar çdo deputet dhe qeveritar nga PartiaSocialiste, dhe shoh se si fryhen majë makinave 150 mijë euroshe dhe vilave 1 milion dollarëshe, e vetmjagjë që besoj është fakti se, këtu opozita është hipokrite, e molepsur në afera të pista, dhe e pabesueshmepolitikisht. Kjo siç duket të bën të besosh edhe faktin dhe realitetin tjetër se, kjo opozitë mëkatare do të rrijëatje ku është, edhe 13 vite të tjera. Berisha duketentuziast pse humbi, dhe pse do rrijë edhe 4 vite nëopozitë. Përpjekjet e tij se “ne nuk njohim zgjedhjetdhe rezultatin e tyre të 11 Majit”, janë grimcahomoristike që askush edhe nga PD-ja nuk i beson dhemerr më seriozisht. Ai dhe shpura e tij, edhe pse nëopozitë rezultojnë të pasur dhe aspak të fukarepsur, rezultojnë me rritje milionash në banka dhe pasurie, dhe aspak me “xhepa të shkundur” siç rreket tëprezantohen në opinionin publik. Djemtë, vajzat, mbesat dhe farefisi i tyre, janë sot me biznese, firmaprivate, resorte, kanë vila dhe pallate, pasuri të cilatshtohen nga viti në vit. Atëhere pse llomotisin lart e poshtë, dhe përpiqen të shtiren sikur po “luftojnë për liri, drejtësi e barazi popullore”, kur ata janë dhe hanënë një “çanak” me ata që heton SPAK dhe gjykonGJKKO. Kjo opozitë veç pabesueshmërisë, mbart mbisupe edhe damkën e turpit, për gjithçka ka bërë deri sot ndaj vendit dhe shqiptarëve. Kjo opozitë, e ka mbyllurkapitullin e saj politik, ajo sot lëvrin thjesht për tëkapur ca para më shumë. Kaq./kb
