Last Updated on 04/11/2026 by EL
Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar aktivitet për të enjten në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla, ka thënë se ky aktivitet do të mbahet në orën 12 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Kemi kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të enjten në të njëjtën orë, kryetarët e komunave me administratën të dalin para objekteve të tyre, në shenjë solidariteti”, ka thënë ai.
Lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, ai ka thënë se janë shumë të pakënaqur me atë që ka ndodhur.
“Cilido ligj që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë. Presim nga Kuvendi të shohim se si do të veprojë”, ka thënë ai./ET
