Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka komentuar paketën fiskale të vitit 2027, duke vlerësuar se masat e parashikuara nga qeveria janë të vonuara dhe të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës. Në analizën e tij, Spaho ndalet edhe te roli i opozitës, të cilën e kritikon për mungesën e nismave konkrete ekonomike dhe financiare në favor të qytetarëve, duke theksuar se pa një reformim thelbësor dhe një program alternativ, ajo rrezikon të humbasë më tej terren.
Shkruan Edmond Spaho
Paketa fiskale e vitit 2027 dhe Opozita.
Shqiperia prej shume muajsh ndodhet nen presionin e protestave, te cilat ne momente te caktuara moren permasa te medha, madje javet e fundit u bene te dhunshme.
Pavaresisht debatit se si filluan dhe kush qendron pas tyre, askush nuk mund te mohoje qe ne po kalojme nje situate te renduar me rritje te kostos se jeteses, rritje te cmimeve te karburanteve, te cmimeve te mallrave te shportes, te cmimeve te blerjes se banesave dhe qerave te tyre.
E ndodhur para nje situate te tille, pas vitesh te tera refuzimi per te pare dhe parashikuar se ku po shkojme, qeveria u detyrua te ndermarre disa masa qe pretendojne te lehtesojne barren e konsumatoreve.
A jane ato te vonuara? Po! A jane te mjaftueshme? Jo, por perbejne, nese ka vullnet politik, nje baze per te levizur me tej.
Cilat jane disa nga masat e parashikuara per te frenuar rritjen e madhe te kostove te jeteses dhe veshtiresive te tjera me te cilat po perballen prej vitesh qytetaret :
1. Ulja e tvsh per mallrat e shportes ne 6% nga 20% me efekt 140 milion euro perfitim per konsumatoret. Sigurisht do kete ulje cmimesh, por sa do jene ato eshte per tu verifikuar. Ne pergjithesi ne Shqiperi uljet e tvsh nuk kane rezultuar efektive dhe me shume ka perfituar biznesi sesa konsumatoret.
2. Rritja e tvsh nga 20 ne 21% per te gjithe mallrat dhe sherbimet, me efekt 117 milion euro. Kjo mase mund te rrise disi cmimet e mallrave te tjera por jo sa te eklipsoje masen e uljes se tvsh per mallrat e shportes, nese kjo ulje do shkoje teresisht ne perfitime te konsumatoreve.
3. Zgjerimi i fashes qe tatohet me 13% ne tatimin mbi te ardhurat. Kjo eshte nje levizje pozitive nga e cila do perfitojne direkt 22 milione euro rreth 26 mije punonjes te cilet kryesisht i perkasin shtreses se mesme te shoqerise.
4. Heqja e takses se qarkullimit te makinave e cila mblidhet nepermjet cmimit te karburanteve. Cmimi i karburanteve duhet te bjere automatikisht me 32 leke per liter. Pavaresisht krizes energjitike qe ka perfshire boten, cmimiet e naftes tek ne nuk duhet lejuar te kapercejne nivelin 180-185 leke per liter. Ne nje skenar te perfundimit te konfliktit ne lindjen e mesme ky cmim nuk duhet te jete mbi 150-160 leke per liter.
5. Ulja e kufirit te qarkullimit dhe perfshirjes ne skemen e tvsh te profesioneve te lira, nga 10 milione ne 5 milione leke, me efekt 50 milione euro ne buxhet. Formalizimi ne skemen e tvsh i avokateve, notereve, konsulenteve, mjekeve, dentisteve, etj., me te ardhura jo te pakta, eshte nje hap i domosdosherm, i planifikuar per tu marre vite me pare. Fondi i perfituar nga kjo mase do ishte e udhes te shkoje per masa te tjera shtese per lehtesimin e kostos se jeteses se konsumatoreve.
6. Rritja e normes se tatim fitimit dhe dividentit per korporatat nga 15% ne 17% dhe nga 8% ne 15% me efekt ne buxhet rreth 90 milione euro.
Dy masat e mesiperme, sikurse i cilesoi nje gazetar, perbejne hapin fillestar qe kjo maxhorance te mos vazhdoje te punoje vetem per oligarket, por te filloje te mendoje edhe per te varferit. Ato jane rezultat direkt i protestave qe ne kushte te tjera maxhoranca nuk do ti kishte marre.
Sikurse theksova me siper, keto masa jane te domosdoshme por te pamjaftueshme per te permiresuar gjendjen ekonomike te pjeses derrmuese te popullsise.
Shteti duhet te kontrolloje qe nje nga ndryshimet kryesore, ulja e tvsh per mallrat e shportes te shkoje teresisht ne uljen e cmimeve te tyre. Ne se kjo nuk do te ndodhe, do te ishte me e arsyeshme qe fondi prej 140 milione euro te alokohet per rritje shtese te pagave, pensioneve dhe ndihmes ekonomike, si nje perfitim direkt i qytetareve.
Qeveria ka paralajmeruar vendosjen e taksave te larta per shtepite e pabanuara. Besoj qe kjo mase do te synoje dhjetra mijra apartamente te cilat mbahen te pashitura ne kushtet kur cmimet e shitjes njohin vetem rritje. Pavaresisht burimeve te financimit te ketyre banesave, eshte ne interesin e shoqerise qe me masa drastike ato te detyrohen te futen ne qarkullim ekonomik, duke ulur ndjeshem cmimin per meter katror te banesave. Tolerimi i financimeve te dyshimta ne ndertim duhet, se paku, te kthehet ne perfitim per te pastrehet dhe vecanerisht rinine dhe jo ne spekulime te paskrupullta te atyre qe qendrojne pas aktiviteteve te paligjshme e kriminale.
Po opozita ku qendron ne keto zhvillime?
Thjesht prej shume vitesh eshte kthyer ne komentatore e maxhorances dhe kundershtuese e cdo mase. Asnje inisiative per te propozuar ndryshime ekonomike dhe financiare ne favor te atyre qe pretendon se perfaqeson. Pa ide, e ndryshkur ne lidership, ajo vecse grindet ne parlament dhe del ne rruge.
Opozita, nisur nga pervoja e saj e hereshme, e di mjaft mire qe rruga nuk eshte menyra qe te sjell ne pushtet. Pa reformim thelbesor te saj dhe pa program, ajo rrezikon qe ne zgjedhjet me te para te rrudhet edhe me tej.
