Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Sot, janë publikuar pamje të reja që vijnë nga Departamenti i Drejtësisë i Ishujve Virxhin të SHBA-ve, sipas një deklarate nga Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve.
Dy ishujt private të Jeffrey Epstein, Little Saint James dhe Great Saint James, ndodhen në Ishujt Virxhin të SHBA-ve dhe kanë qenë epiqendra e skandaleve të shumta që lidhen me jetën dhe krimet e tij.
Më 18 Nëntor 2025, Komiteti i Mbikëqyrjes dërgoi një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Përgjithshme të Ishujve Virxhin, në lidhje me hetimet mbi Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Ky kërkesë është bërë për të ndihmuar në zbardhjen e pasojave të veprimtarisë së tyre kriminale, që ka tronditur botën.

Sipas një deklarate nga anëtari më i lartë i Komitetit, Robert Garcia, komiteti ka marrë tashmë dokumente nga bankat J.P. Morgan dhe Deutsche Bank, dhe ka njoftuar se pas një rishikimi të detajuar, do të publikohen dokumente të tjera në ditët në vijim.
“Pamjet e reja janë një pasqyrë shqetësuese e botës së Jeffrey Epstein dhe ishujve të tij,” thotë Garcia. “Po i publikojmë këto foto për të siguruar transparencë publike në hetimet tona dhe për të ndihmuar në rindërtimin e një imazhi të plotë të krimeve të tmerrshme të Epstein.”

Garcia theksoi se Komiteti i Mbikëqyrjes do të vazhdojë të luftojë deri në realizimin e drejtësisë për të mbijetuarit dhe shtoi: “Është koha që Presidenti Trump të publikojë të gjithë dosjet, tani.”/mxh
