Last Updated on 04/11/2025 by Kesjana
Klik Ekspo Group mban Edicionin 31-të i PanairitNdërkombëtar të Tiranës (TIF), nga 5–8 Nëntor 2025 në Pallatine Kongreseve. Këtë vit, Panairi vjen me moton “Windoës into the Future”, duke shënuar nisjen e një faze të re zhvillimi qëlidhet ngushtë me vizionin “Shqipëria 2030” dhe procesettransformuese që po përjeton vendi në fushat e infrastrukturës, energjisë, inovacionit, arsimit dhe ekonomisë digjitale.
Panairi bën bashkë, 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, tëcilat konkurrojnë denjësisht me emrat dhe logot e tyre nëekspozenë gjigante për 4 ditë me radhë.
Ky edicion është konceptuar si një platformë kombëtare dhendërkombëtare e bashkëpunimit, që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, akademia dhe shoqëria civile për të prezantuar dhediskutuar mbi drejtimet e reja të zhvillimit ekonomik tëShqipërisë dhe rajonit.
Në qendër të TIF 2025 qëndron ideja e “dritareve drejt sëardhmes” – hapësira ku vizitorët, partnerët dhe institucionetmund të shohin, përjetojnë dhe kuptojnë projektet që pondërtojnë Shqipërinë e dekadës së ardhshme.
Eksperienca Imersive – Shqipëria 2030
Në një prej hapësirave më interesante të Panairit Ndërkombëtartë Tiranës – katin -1 të Pallatit të Kongreseve – do të ndodhëdiçka ndryshe.
Publiku nuk do të shohë një ekspozitë klasike, por do të udhëtojënë kohë, drejt vitit 2030.
Dritat, ngjyrat dhe tingujt do të udhëheqin vizitorët përmes njërrugetimi multisensorial, ku çdo hap sjell një tjetër pamje të sëardhmes së Shqipërisë.
Nëpërmjet projeksioneve 3D do të shfaqen projektet që pondërtojnë një vend të ri – qytetet moderne, hapësirat gjelbëruese, infrastrukturat që po transformojnë jetën tonë të përditshme.
Është një eksperiencë që nuk e sheh, por e jeton. Dhe për disaminuta, secili vizitor bëhet pjesë e vizionit të vendit për dekadënqë po vjen.
Pavijoni “Windows into the Future”
“Windows into the Future” është pavijoni qendror dhekonceptual që përmbledh thelbin e këtij edicioni — shikimindrejt së ardhmes së Shqipërisë përmes zhvillimit dhe vizionitstrategjik “Shqipëria 2030”. Pavijoni i përbërë nga 4 institucionedhe kompani të cilat po formësojnë të ardhmen, përfaqëson njëinstalim vizual dhe narrativ, i ndërtuar mbi idenë e dritares sisimbol i hapjes dhe vizionit përpara. Çdo “dritare” përfaqësonnjë sektor strategjik që po formëson Shqipërinë e së nesërmes.
Panelet
Me hovin e turizmit dhe projekteve infrastrukturore, të cilatzhvillojnë ekonominë e bregdetit dhe ekonomitë lokale, nëPanair do të diskutohet për tema që synojnë integrimin e projekteve eficente, të cilat i përkasin fjalës së fundit tëteknologjisë dhe inovaconit.
Panairi do të bëjë bashkë sipërmarrës dhe ekspertë të fushave në11 panele diskutimi, të cilat ngrejnë siparin me tryezën e prezantimit për potencialin turistik të vendit dhe vijojnë më tejme tema si megaprojektet e Infrastrkturës dhe Energjisë, me qasjen dhe mundësitë për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhetë qendrueshme.
Edhe Siguria Ushqimore, Tregjet, Infrastruktura Digjitale e Siguria Kibernetike do të jenë në fokus të diskutimit, kuekspertë të fushave do të tregojnë përvojat më të mira të cilësisëdhe sistemeve të mbrojtjes.
I konceptuar për të përmbushur angazhimet edhe në fushën e Mbrojtjes, në Panair do të demonstrohet edhe një simulim imbrojtjes nga zjarri, përmes sistemeve të fundit të sigurisë.
Një vend i veçantë në këtë edicion i dedikohet edhe Kulturës, kudo të mbahen dy panele të dedikuara për konceptet e reja nëKinematografi dhe transformimin e Teatrit të Operës dhe Baletitderi në vitin 2030./kb
