Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko, duke folur për abuzimet e kompanisë Bankers në Shqipëri përgjatë viteve, nga shitjet fiktive deri te rritja e shpenzimeve.
“Abuzimi ose evazioni ndodhen në dy krahë, qoftë nga krahu i të ardhurave, qoftë në krahu i shpenzimeve. Në kontekstin e abuzimit, pra në kontekstin e evazionit, një kompani do të bëjë ç’është e mundur për të ulur sa më shumë të ardhurat në mënyrë fiktive ose për të rritur shpenzimet në mënyrë fiktive.
Dhe natyrisht, që një kompani që ka parasysh rritjen e evazionit fiskal ose arritjen në një synim që është tatim-fitimi, përpiqet të fshehë të ardhurat e para. Si i fsheh të ardhurat? Duke bërë shitje fiktive. Çka dua të them: në qoftë se unë kam një shishe ujë dhe dua t’ia shes “yllit”, i cili është bursa, po themi. Është çmimi i bursës, unë nuk ia shes drejtpërdrejt.
Ia jap “Batonit” me një çmim më të ulët dhe i them Batonit t’ia japë atij “yllit”. Batoni ndërkohë është njëlloj me mua, sepse ne jemi kompani e lidhur. Unë me Batonin jemi si vëllezër. Fitimin e merr Batoni, unë paguaj taksën. Për sa kohë që unë nuk dal me fitim, nuk kam taksë, atëherë jemi në rregull. Fitimin e merr Batoni, në fund fare e kemi marrë ne bashkë. Kjo është pjesa e të ardhurave, si ulen.
Bankersi deklaronte me 70 për qind shitjet. Mund të marrim edhe fatura të kohës në të cilat është shitur nafta e Bankers-it, është shitur gjithmonë me shtatëdhjetë për qind “brent”, ndërkohë që në treg, “brent”-i përfshin edhe Shqipërinë. Kjo është mënyra e parë.
Mënyra e dytë është rritja e shpenzimeve. Pra, pasi kam ulur të ardhurat, dua edhe të rris shpenzimet. Si i rris shpenzimet? Prapë me Batonin që është “vëllai” im.
I them Batonit: sa është ajo shishja e ujit? 500 lekë. Shite vëlla për 2000 lekë. Dhe Batoni ma shiste mua për 2000 lekë dhe më priste një faturë 2000 lekë. Ndërkohë, unë ia deklaroja shtetit shqiptar me 2000 lekë shishen e ujit që bën 500 lekë.
Po çfarë bënte diferenca? Ulej fitimi. Fitimin e merrte Batoni. Nuk diskutohet, por Batoni nuk ka 50% të atij fitimi sa kam unë. Batoni ka 15%, 10% apo norma të tjera më të ulëta.
Ja, në këtë nivel angazhimi, po ka kapacitetet për t’u marrë me aferën Bankers. Ajo mund të gjejë momente të caktuara, nuk mund t’i rrisin këta. Natyrisht, po do një angazhim shumë të madh. Pra, janë rreth 23 vjet histori, e cila natyrisht kërkon një angazhim shumë të madh, kërkon forcë shumë më të madhe, kapital njerëzor shumë më të madh për t’u kryer.
Natyrisht, me këtë angazhim që unë shoh nga prokuroria, do të merren 2-3 çështje, do të spikaten 2-3 çështje të bazuara në fiskal, falsifikim dokumentash, fshehje etj. Dhe me ato do të merret prokuroria. Në këtë nivel angazhimi, unë nuk shoh që këta të jenë të prirur për t’i dhënë drejtim aferës Bankers Sepse ajo do të dojë një hetim shumë herë më të thellë.
Për shembull, ju pyetët se sa është shuma e fshehur. Është vit pas viti. Nuk ka një vit që ngjan me tjetrin. Diku janë fshehur 100 milionë, diku 10 milionë, diku 200 milionë. Pra, është një proces që kërkon hetim të vazhdueshëm. Por këta prokurorë që janë për këto çështje, nga sa kam parë edhe në dosje, janë marrë me raste konkrete. Të provuara pothuajse nga prokuroria që këtu ka ndodhur evazion fiskal, por jo në vlera shumë të mëdha. Nuk mjafton, domethënë duhet një angazhim shumë herë më i madh se kaq”- tha Soko./mxh
