Last Updated on 10/10/2026 by Klara
Për ditën e shtunë, moti në vendin tonë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, në intervale të shkurtra kohore, shiu mund të intensifikohet deri në nivel mesatar, i shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë./k.m
