Last Updated on 14/10/2026 by Klara
Qarkullimi i masave nga Veriperëndimi i Europës do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore-juglindore, por nuk priten reshje.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë. Megjithatë, mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 24°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h, kryesisht nga drejtimi verior. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim prej 3 ballësh./k.m
