Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që territori shqiptar të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë në mëngjes.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C, temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 24°C, pritet vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi lindor. Kjo do të bëjë që brigjet detare të jenë pa dallgë./k.m
