Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.
