Pritet rënie e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore, duke bërë që shirat të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Herë pas here shirat do të shoqërohen me
stuhi të forta ere.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në veri dhe qendër të territorit, duke lënë zonat juglindore me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C, temperatura më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes të territorit, deri në 24°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
