Dinamo – Egnatia, e zhvilluar në “Air Albania”, uli siparin e javës së 16-të Superiores.
Kampionët në fuqi fituan me rezultatin 2-1.
Vllaznia barazoi në “Loro Boriçi” 1-1 me Bylisin, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja Teuta – Tirana në “Niko Dovana”.
Partizani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultatin 2-1.
Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vorës në “Elbasan Arena” dhe kryeson kampionatin me 32 pikë./mxh
RENDITJA:

