Viking FK fitoi këtë fundjavë titullin kampion të Eliteserien, triumfi i parë që nga viti 1991, pas plot 34 vitesh pritje. 
Ky triuf vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm për klubin nga Stavangeri: me fitore vendimtare kundër Vålerenga në ndeshjen finale, Viking siguroi kreun dhe solli gëzim të madh për tifozët e tij. 
Ky sukses shënon jo vetëm kthimin e Vikingëve në majat e futbollit norvegjez, por edhe triumfin e modelit të rikonstruksionit, pra nga periudha e vështirë e krizave dhe rënieve deri te rikthimi në formë me filozofi të re, përqendrim te talentet vendase dhe përkushtim kolektiv. 
Në atë që për shumë tifozë ishte “efekti i madh i rikthimit”, tifozët e kësaj skuadre tashmë po përgatiten për festa në masë, meqë klubi i dha qytetit dhe fansave atë që prisnin prej dekadash. M.P.
