Pas arrestimit të Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, mësohet se SPAK-u ditën e sotme ka sekuestruar një automjet luksoz tip “Land Rover” në pronësi të tij.
Sipas informacioneve, automjeti ndodhej i parkuar në një prej vilave private në një restort në Tiranë.
Agasi u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, pas një operacioni të nisur që në Elbasan. SPAK e kishte shpallur Ergys Agasin në kërkim që prej dhjetorit 2025.
Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, si edhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”./Kb
