Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e tij
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur rreth orës 02:40, kur një automjet i drejtuar nga një shtetas i Republikës së Shqipërisë ka goditur efektivi policor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipi mjekësor, të cil֝ët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në komisariat”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./ad
