Last Updated on 03/06/2026 by EL
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në aktivitetin e fushatës zgjedhore të organizuar në Vushtrri, ku një vogëlushe e cila qëndron krah Albin Kurtit reciton disa rreshta me fjalor të papërshtashëm që përmban nxitje, çka ka shkaktuar debat në rrjet.
Ndërsa mësohet se së fundmi Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me gjobë 5 mijë e 100 euro, një vendim i marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Ju vraftë Zoti ju kriminela, se i shkatërruat fabrikat e i shitët për hekura. I latë punëtorët e duar në xhëp, kanë punuar të shkretët me vite. E ju ua keni ngrënë mundimin e shkretë. Ju vraftë Zoti ju vraftë Allahu. I shkatërruat si mos mëkeq, veç për t’i kapur…” ishin disa nga rreshtat që u recituan nga vogëlushja.
Në lidhje me këtë recitim i cili ka bërë xhiron e rrjetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mori vendimin për të gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkohë që këta të fundit pretendojnë se vogëlushja ka recituar me dëshirën e saj dhe me lejen e prindërve që kanë qenë të pranishëm.
“PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore.
Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
VIDEO e momentit kur reciton vogëlushja:
