Last Updated on 03/07/2026 by EL
Partia Demokratike mësohet se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit duke kërkuar që të mos miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Njëra prej të cilave ka të bëjë me kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore ndërsa tjetra për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Kërkesa në fjalë mësohet se është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore.
Sipas demokratëve, vendimi i Kuvendit cenon të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj veprimtarisë së institucioneve publike.
Partia Demokratike argumenton në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese se refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.
/ET
