Last Updated on 27/06/2026 by Monika
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në ditët e tjera qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”, për të nisur më pas marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta, banderola dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestën e sotme, raportohet se do të marrin pjesë edhe shqiptarë të diasporës.
Kujtojmë se protesta të tilla janë zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë por edhe jashtë kufijve kudo ku jetojnë shqiptarë. Ndërkohë në këto tubime nuk mungojnë as thirrjet dhe mesazhet kundër të gjithë klasës politike./mxh
