Një magazinë bujqësore është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Savër të Lushnjës. Sipas raportimeve, flakët rrezikuan përkohësisht edhe banesat pranë magazinës.
Bëhet me dije se dy mjete zjarrfikëse të bashkisë Lushnjë kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të situatës dhe ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit të zjarrit./mxh
