Last Updated on 04/05/2026 by EL
Uljan Kolgjegja, dyshohet të jetë taksisti 47-vjeçar që u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pasditen e së shtunës në Tiranës, në zonën e Oxhakut.
Sipas raportimeve, dyshohet se Kolgjegja ka pësuar atak kardiak teksa ishte në timon, rreth orës 16:00–17:00.
Mësohet se pak para ngjarjes, ai kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijonte punën normalisht. Ai kishte transportuar një klient drejt Spitalit Pediatrik dhe, gjatë kthimit, pasi kishte ndaluar pranë zonës së Oxhakut, dyshohet se ka pësuar infarkt fatal.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përforcon pistën e një vdekjeje nga shkaqe natyrale.
Kush është Uljan Kolgjegja?
Kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2020, Kolgjegja ka qenë protagonist i një incidenti para Kryeministrisë, ku tentoi të vetëdigjej me benzinë pasi i ishte hequr patenta nga policia për shkelje rrugore.
Ndërkohë ai ishte bërë i njohur edhe për deklaratat e tij publike dhe lidhjet shoqërore me persona të njohur, mes tyre edhe me Ervis Martinajn, të cilin e konsideronte si idhull.
Këtë dashuri dhe respekt që kishte për Vis Martinajn dhe nipin e tij të vrarë, Brilant Martinaj, ai e kishte gdhendur me tatuazhe në trup duke theksuar lidhjen e fortë që kishte me ta. Ai kishte bërë tatuazh edhe Marina Vjollcën në krah si dhe Sali Berishën në gjoks.
Po ashtu Kolgjegja bëri bujë në rrjet vite më parë për mbështetjen e treguar ndaj Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

