Një anije luksoze, MV Hondius, është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas një shpërthimi të dyshuar të virusit të rrezikshëm Hantavirus në brigjet e Afrikës Perëndimore.
Ekipet mjekësore po punojnë për evakuimin e dy personave me simptoma të virusit, ndërsa rreth 150 pasagjerë vijojnë të mbeten në bord. Sipas autoriteteve, tre persona – një çift nga Holanda dhe një shtetas gjerman – kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë sëmurë.
Një prej pasagjerëve, blogeri amerikan i udhëtimeve Jake Rosmarin, publikoi një video emocionale në rrjetin social Instagram, ku përshkroi situatën e vështirë në bord.
Ai theksoi se pasagjerët nuk janë thjesht lajme apo tituj mediash, por njerëz me familje dhe jetë që i presin në shtëpi. Sipas tij, pasiguria është elementi më i vështirë i kësaj situate, ndërsa kërkoi mirëkuptim dhe mbështetje nga publiku.
Ndërkohë, World Health Organization bëri të ditur se nuk ka arsye për panik, duke theksuar se rreziku për përhapje më të gjerë është i ulët, pasi virusi zakonisht transmetohet nga brejtësit dhe jo lehtësisht nga njeriu tek njeriu.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa prioritet mbetet siguria dhe kthimi i pasagjerëve në shtëpi./mxh
