Last Updated on 17/05/2026 by EL
Sytë e futbollit shqiptar do të jenë te finalja e Ligës së Europës, pikërisht më 20 maj. Freiburgu do të përballet me Aston Vilën, ndërsa klubet shqiptare bëjnë tifo për gjermanët e Freiburg.
Nëse Freiburg fiton finalen, Dinamo si fituese e Kupës do e niste aventurën europiane nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Nëse Dinamo fiton titullin kampion, atëherë ky avantazh i kalon ekipit që do e mbyllë si vend i dytë në Abissnet Superiore.
Në fund është UEFA që vendos me përditësimet e saj, por ky është një skenar që bëhet i ditur deri tani. Po ashtu nuk përjashtohet ndonjë skenar tjetër. Më parë ndërkohë dështoi një tjetër mundësi, që ishte me Shakhtar Donetsk.
Aston Vila konsiderohet favorite për të fituar Ligën e Europës. Freiburg që e mbylli kampionatin gjerman në vendin e shtatë kërkon të shkruajë historinë./et
