Last Updated on 17/05/2026 by EL
Gara e Moto GP në pistën e Montmelo në Spanjë ka dhuruar skena të tmerrshëm për ndjekësit, duke kaluar në plan të dytë rezultatin sportiv. Gjatë garës janë regjistruar dy aksidente shumë të rënda, me pilotë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për fat pa pasoja për jetën.
Gara u ndërpre dhe Markez u dërgua në spital, duke u raportuar më pas se kishte pësuar trauma dhe fraktura, por pa rrezik për jetën.
SHIH VIDEON
Më pas rifilloi gjithçka, por me një tjetër aksident që lë të ngrirë edhe vetë pilotët që e përjetuan nga afër. Pas një rrëzimi të disa pilotëve, këmba e Johan Zarko ngeci në motorin e Banjajas që e mori me vete duke u rrotulluar bashkë me pilotin francez jashtë pistës.
Kjo solli një tjetër ndërprerje të garës, me Zarkon i cili gjithashtu u dërgua në spital, për të verifikuar frakturat në këmbë, teksa u bë e ditur se nuk kishte trauma apo dëmtime në pjesën e sipërme të trupit./et
