Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët. Mësohet se fillimisht zjarri ka nisur në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë godinën.
Sipas informacioneve nga zjarri kanë mbetur të lënduar 7 persona, tre prej të cilëve janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërsa katër të tjerë po i nënshtron ndërhyrjes në spitalin e Vlorës. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me ngjarjen. /kb
