Last Updated on 04/08/2026 by EL
Është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte një banesë dykatëshe në Fiershegan, Lushnjë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë, i cili ka marrë flakë. Ndërsa bëhet me dije se pas pak minutash zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë të banesës.
Në banesën që u përfshi nga flakët pasditen e sotme mësohet se jetonin dy të moshuar, të cilët thuhet se fillimisht janë shpëtuar nga banorët e zonës, derisa në vendngjarje ka mbërritur forca zjarrfikëse.Shtëpia raportohet se është në pronësi të shtetasit Qani Murati.
Fatmirësisht nuk raportohet të ketë persona të lënduar nga ngjarja, vetëm dëme materiale.
Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet vendase, zjarrfikësja dhe Policia, të cilët po punojnë për marrjen në kontroll të situatës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ET
