Një zjarr është raportuar ditën e sotme në zonën e quajtur “Suka e Mamëzit” në Kolsh të Kukësit.
Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 8 forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era që fryn. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende./mxh
