Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetit Klevis Balliu dhe kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi me 60 ditë nga Kuvendi nga Sekretariati i Etikës.
Këlliçi në reagimin e tij thekson se ky është një linçim me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Këlliçit nëse do të kishte mundësi Rama do t’i merrte opozitës, muaj, vite, madje do u hiqte fare mandatet.
Ai shton se, këto masa nuk e stepin opozitën e as nuk na shkurajojnë në betejën tonë me regjimin.
“Përjashtimi me 60 ditë i kolegëve Bardhi dhe Balliu, nuk është aspak masë disiplinore. Është ndëshkim me porosi.
Është linçim me firmën e Edi Ramës. Po ta kishte të mundur, kreu i organizatës do t’i merrte opozitës, muaj, vite, madje do u hiqte fare mandatet.
Edi Rama është i njëjti që ka bërë çdo gjë kundër PD deri në komplote duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.
Këto masa nuk e stepin opozitën e as nuk na shkurajojnë në betejën tonë me regjimin.
Çdo sjellje tjetër ndaj autokratit të korruptuar, përveç përplasjes, do të ishte tradhti ndaj interesit publik”, shkruan Këlliçi./k.m
