Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Vietnam është rritur në 13, sipas një raporti të ri nga autoritetet, të cilat bëjnë me dije se 11 persona janë të zhdukur.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të mëdha të Vietnamit qendror, duke përfshirë qytetet historike të Hue dhe Hoi An, të cilat janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Më shumë se 116,000 shtëpi dhe 50,000 hektarë me të mbjella janë përmbytur nga ujërat, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin rrugor dhe hekurudhor, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri të shtunën vonë./ K.M
