Këtë premte në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet nga relatorja Sonila Bejtja çështja e ankimit të Erion Veliajt në Kushtetuese ndaj vendimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj dhe vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij.
Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se avokati i tij mbrojtës në Gjykatën Kushtetuese do të jetë Ermal Yzeiraj./ K.M
