Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Përjashtimi erdhi pas përplasjes në Parlament dhe disa paralajmërimeve që kryeparlamentari Peleshi i dha Bardhit.
“Ju lutem uluni zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve.
Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, iu hiqet e drejta fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar zoti Bardhi”, tha Peleshi.
Ndërsa më pas u ndërpre seanca për 5 minuta. m.p.
