Last Updated on 14/10/2026 by EL
Protesta studentore në Tiranë ka lënë pas dëme materiale në disa biznese. Flakëve dhe dëmtimeve nuk i ka shpëtuar as godina e ‘Eye of Tirana’, e cila është përfshirë nga flakët në katin e parë të saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë qëndresën, duke qëndruar të organizuar dhe të bashkuar në rrugët e kryeqytetit. Sakaq, protestuesit janë zhvendosur drejt zonës së 21-shit, në Komisariatin nr.2 ku edhe kanë tentuar të futen brenda tij, ndërsa ka pasur edhe arrestime nga policia./et
