Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Deputetë të Partisë Demokratike janë përplasur me efektivët e Policisë në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Shkak është bërë moslejimi i tyre për të takuar studentët e shoqëruar pas protestës dhe që, sipas pretendimeve, janë dhunuar nga Policia. Situata është tensionuar, ndërsa deputetët kanë kërkuar të hyjnë në komisariat për t’u interesuar për gjendjen e të rinjve. Përplasja vjen pas protestës studentore, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit./mxh
