Last Updated on 23/10/2026 by Anisa
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendje.
Kujtojmë se kërkesa e PS-së erdhi pas trazirave të shkaktuara dje në Kuvend, bllokimit të foltores, ofendimeve dhe hedhjes së sendeve në drejtim të deputetëve të mazhorancës nga deputetët e PD-së.
Përjashtimi me 60 ditë nënkupton që gjashtë deputetët e PD-së nuk do të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare gjatë periudhës së përcaktuar nga vendimi./ad
