Last Updated on 14/08/2026 by Monika
Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Sheryl Crow njoftoi publikimin e albumit të saj të 12-të, të titulluar “Pick You Up”.
Albumi do të publikohet më 9 tetor dhe do të përmbajë shtatë këngë.
Bashkë me njoftimin, fituesja e çmimeve Grammy publikoi edhe këngën e parë promovuese, “Freedom Bus”, në bashkëpunim me këngëtarin Jesse Welles.
Sipas Crow, kënga i dedikohet sakrificave të njerëzve që, përgjatë historisë, kanë dhënë jetën për lirinë.
Vëmendje të veçantë ka marrë edhe kopertina e “Pick You Up”, e cila përdor veprën “The Elephant Who Forgot The Ocean”, të artistit Tyson Grumm.
Crow, e apasionuar prej kohësh pas punës, bleu pikturën origjinale për ta përdorur në album.
Me një karrierë të konsoliduar prej dekadash, Sheryl Crow rikthehet fuqishëm në botën e muzikës./mxh
