Last Updated on 30/05/2026 by Monika
Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest pret sot finalen e Ligës së Kampioneve mes mbajtësve në fuqi të turneut, PSG, si dhe Arsenalit, që vjen në këtë ndeshje si i vetmi ekip i pamposhtur i edicionit.
Ndërsa për anglezët, ky është shansi i artë për të treguar se brezi aktual është më i miri që kanë pasur “topçinjtë” duke ia kaluar edhe skuadrës legjendare të Venger.
Luis Enrike e ka nisur ndeshjen me formacionin e zakonshëm sulmues, pasi Kvaratskhelia, Due dhe Dembele e nisin nga minuta e parë sfidën.
Ndërkohë, Arteta ka menduar më shumë për një ekip të kujdesshëm në prapavijë, duke hedhur në fushë vetëm Trosard, Saka dhe Havertz në fazën sulmuese. /Panorama Sport/
Kai Harvetz 6’/ Dembele 65′ (p)
16’ Saka prek topin dukshëm me dorë në zonën e tij, gjyqtari Sibert nuk vërshëllen për penallti. (VIDEO)
13’ Fabian Ruiz del mirë në të majtën, tenton me një gjuajtje diagonale por pa gjetur portën e Raja. (VIDEO)
11’ Një top në qendër të zonës nuk kontrollohet nga Kvaratskhelia me Gabriel i cili largon me shpejtësi në këndore. (VIDEO)
26’ Një top nga e djathta i Saka ndalohet nga Safonov i cili devijon para Trosard. (VIDEO)
31’ Gabriel bën një tjetër ndërhyrje vendimtare në zonë, duke mos lejuar Doue që të gjuajë drejt portës. (VIDEO)
40’ Një përplasje mes Hakimi dhe Havertz ndez pak atmosferën, por gjyqtari e mbyll me këshillime. (VIDEO)
43’ Një aksion i Mendes nga e majta, sjell një top në qendër të cilin Fabian Ruiz nuk arrin ta kthejë me kokë drejt qendrës. (VIDEO)
45’+3’ Havertz hyn në zonë dhe gjuan, goditja e tij ndalet nga Markinjos. (VIDEO)
45’+5’ Gjuajta e parë në portën e PSG është një tentativë e Fabian Ruiz nga e majta që përfundon në duart e Raja. (VIDEO)
45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Arsenalit.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime nga skuadrat.
47′ Mosquera i Arsenal ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje
54′ Saka i Arsenalit gjithashtu ndëshkohet me karton të verdhë
65′ Dembele barazon me penallti 1-1/mxh
