Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Prime” të “Ferma VIP” u karakterizua nga debate të forta dhe një eliminim i papritur, ku Indri u largua nga gara pas nominimit kokë më kokë me Klevisën. Ky vendim shënoi një nga momentet më të rëndësishme të spektaklit, duke ndryshuar dinamikën brenda fermës.
Megjithatë, tensionet nuk u mbyllën me përfundimin e transmetimit direkt. Pas Prime-it, situata brenda shtëpisë u përshkallëzua për shkak të një incidenti të ndodhur me Zhaku.
Sipas dëshmive nga banorët, Zhaku ka konsumuar pije alkoolike dhe më pas ka filluar të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar në ambientet e fermës. Kjo sjellje ka shqetësuar të pranishmit, të cilët janë frikësuar se ajo mund të rrëzohej ose të lëndohej si pasojë e pakujdesisë.
Menjëherë banorët e tjerë kanë ndërhyrë për të kontrolluar gjendjen e saj fizike dhe për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull. Pas verifikimit se Zhaku ishte mirë, situata është qetësuar dhe atmosfera në fermë është kthyer gradualisht në normalitet.
Ngjarja ka lënë pas një ndjesi tensioni mes fermerëve, ndërsa pritet të shihet nëse incidenti do të ketë ndikim në dinamikat e ardhshme të lojës./mxh
