Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate. Mësohet se i plagosuri 37-vjeçar me iniciale F.T. (Xh) nga Berati është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ai ka zbuluar se është qëlluar në hyrje të qytetit. Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket ngjarjes, rrethanat e saj mbeten ende të paqarta. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat ku i plagosuri ka debatuar me një person në një pikë karburanti. Kur ka zbritur ai i ka qëlluar me pistoletë.
Në polici i plagosuri ka thënë që nuk e njoh kush ishte./kb
