Last Updated on 19/04/2026 by EL
“Varfëria që prek fëmijët mbetet ende një sfidë, me ndikime afatgjata në Shqipëri. Të dhënat kombëtare tregojnë se të vegjlit që jetojnë në zonat rurale dhe të thella malore përballen me një sërë pengesash për të përfituar nga shërbimet bazë, si arsim, shëndetësi, ushqyerje e shëndetshme dhe mbrojtje sociale.”
Së fundmi, qeveria ka hartuar një plan kombëtar veprimi të Garancisë Europiane për Fëmijët deri në vitin 2030, në përputhje me prioritetet dhe rekomandimet e BE-së. Plani synon të garantojë një standard minimal jetese për çdo fëmijë dhe të kontribuojë në reduktimin e varfërisë, përmes një skeme të përfitimit universal të mbështetjes për fëmijët.
“Mbështetje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, përmes përmirësimit të përfitimeve financiare, shtrirjes së mbulimit me sigurime shoqërore për ndihmësit personalë, pajisjes së qendrave me teknologji ndihmëse dhe forcimit të mekanizmave të vlerësimit dhe referimit.”
Projekt-vendimi parashikon gjithashtu edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme nga 0-6 vjeç, që përfshin një kurrikul të unifikuar për këtë grupmoshë, me theks në mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Për të rritur përfshirjen, sidomos për grupmoshën 0-3 vjeç, do të zbatohen masa për të shtuar vendet në çerdhe dhe kopshte, fushata informimi për familjet dhe mbështetje për regjistrim.”
Sigurimi i aksesit në ushqim të shëndetshëm për të gjithë fëmijët në nevojë mbetet gjithashtu një tjetër sfidë.
Masat përfshijnë miratimin e një politike kombëtare për ushqimin në shkolla dhe pilotimin e vakteve shkollore universale dhe falas në bashkitë më të varfra të vendit.
Fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta
Fëmijët romë dhe egjiptianë
Fëmijët me aftësi të kufizuara
Fëmijët pa kujdes prindëror
Fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje përballen me rreziqe
