Last Updated on 19/04/2026 by EL
Sondazhet e agjencisë Alpha Research në Bullgari tregojnë një epërsi të qartë për ish presidentin pro-rus Rumen Radev.
Sipas të dhënave bazuar në pjesëmarrjen e orës 14:00 me orën lokale, partia e tij “Bullgaria Progresive” kryeson me rreth 37.5% të votave.
Në vend të dytë renditet GERB me 16.7%, ndërsa liberalët mbajnë vendin e tretë me 14.9%.
Këto janë të dhëna paraprake dhe jo zyrtare, pasi publikimi i exit poll-eve ndalohet deri në mbylljen e votimit./et
