Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në shkollën “Xhelatin Gashi’ në Komoran të Drenasit, godinë e cila ditën e sotme ka shërbyer si qendër votimi për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në Kosovë.
Nga pamjet shihet sesi një automjet i ndaluar në mes të rrugës, është qëlluar me disa plumba në xhamin e përparmë si dhe pjesën e kofanos. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke rrethuar dhe zonën.
Të përfshirë kanë qenë dy persona, të cilët janë shoqëruar në polici për të dhënë më tepër sqarime mbi ngjarjen. Konflikti nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por bëhet fjalë për një tjetër përplasje të ndodhur më parë mes dy personave të përfshirë për motive të dobëta.
