Një anije u godit nga një raketë e panjohur ndërsa përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha Organizata e Sigurisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjendja e ekuipazhit, shkalla e dëmtimit të anijes dhe nëse ka pasur ndonjë ndikim në mjedis nuk ishin ende të qarta, tha ajo.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e sulmit.
Qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit nuk është i sigurt prej më shumë 6 muajsh, që nga fillimi i luftës midis Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.
