Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit. Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është shtetasi Xhoxhi Prifti, 62 vjeç./kb
